Intensifikohen takimet – AlternAtivA sot me marsh elektoral në Butel të Shkupit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot ka vazhduar me takime intenzive ku është takuar me aktivistë dhe simpatizantët e Alternativës në Butel të Shkupit. Gjatë këtij takimi, së bashku me aktivistët dhe simpatizantët, Gashi ka realizuar edhe marsh elektoral, ku në bashkëbisedim me qytetarët është folur rreth programit zgjedhore të koalicionit dhe zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve. Përveç kësaj, kryetari Gashi gjithashtu ka vizituar edhe ” Pazarin e Gjelbërt” të Butelit, ku për së afërmi bisedoi me tregtarët, mbi hallet dhe problemet e tyre dhe zgjidhjen sa më efikase të këtyre problemeve.

Marketing

Përveç, kryetarit Afrim Gashi, para banorëve të Butelit, fjalë rasti kishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari, dhe Naser Curri nga Alternativa.

Marketing