Kandidati bullgar për president Lozan Panov tha sonte se ka ardhur për të vizituar Maqedoninë për të zgjatur dorën për të ulur tonin e urrejtjes mes dy kombeve.
“Dua të bëj thirrje për arsye dhe të ndërtojmë ura që të kemi një dialog normal. Mendoj se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të tregojmë një fytyrë tjetër.
Interesi kombëtar i Bullgarisë është që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së. Marrëdhëniet mes dy vendeve kur janë të këqija destabilizojnë të gjithë rajonin, sepse gjithmonë në mosmarrëveshje humbin të dyja palët. Njerëzit që ende e duan Jugosllavinë e Titos dhe Bullgarinë e zhivkovës duhet të largohen nga procesi dhe të lejojnë njerëzit të na bashkojnë. Toni i bisedës nuk është mjaft serioz në dy vitet e fundit”, tha Panov për “Sitel”.