Kandidati i ASH për Studeniçanin kalon në PDSH

Kryetari i degës së PDSH-së në Studeniçan, Nimetulla Demiri nëpërmjet FB njofton se dy nga kandidatët e mundshëm për kryetar komune, Zekirja Tahiri nga aleanca për shqiptarët dhe Suat Saqipi gazetar dhe publicist i njohur iu bashkuan PDSH-së
Stasusi i plotë

Marketing

Të nderuar miq,
Me plotë kënaqësi duamë të ju informojmë se karvanit të fitores së kandidatit tonë Azem Sadiki sonte edhe zyrtarisht ju bashkuan dy nga kandidatët e mundshëm për kryetar komune, Zekirja Tahiri nga aleanca për shqiptarët dhe Suat Saqipi gazetar dhe publicist i njohur me një numër të konsideruar të aktivistëve të partive përkatëse dhe aktivist nga shoqëria civile.

Zekirija Tahiri është i dyti në listën e kandidatëve për këshilltar në PDSH për komunën e Studeniçanit.

Kjo është dëshmi se komunën e konsiderojmë si shtëpi tonën dhe dijmë të tejkalojmë bindjet politike, të bashkojmë forcat tona për hir të projekteve të realizuara deri tani dhe ato që duhet realizuar.
ju dëshirojmë mirëseardhje vëllezërve tanë dhe po ashtu ftojmë edhe aktorë të tjerë politik të na bashkëngjiten për të mirën e komunës tonë.
dera jonë mbetet e hapur!

Urime për të gjithë!
vazhdojmë drejtë