Sot, kandidati për Kryeministër, Naser Ziberi, me karvanin “Realizo
ëndrrën” rrugëtimin e tij vazhdoi me vizitë në komunën e Tearcës dhe më
tej duke vazhduar edhe në Poroj, Çellopek, Zherovjan, Kamjan, Reçicë e
Vogël dhe Reçicë e Madhe.
Ziberi, bashkëbisedoi me qytetarët e këtyre vendeve lidhur me sfidat me
të cilat ata ballafaqohen, njëherit ata haptas shpalosën sugjerimet,
propozimet dhe idetë e tyre që kanë për të ardhmen e këtij rajoni, ku
gjithashtu patën edhe rastin të marrin përgjigje lidhur me çështjet që
i tangojnë ata nga përditshmëria e tyre.
Ziberi me bashkëbiseduesit e tij foli edhe për zotimet e tij për 100
ditëshin e parë të madatit të tij, rëndësinë e madhe të këtij rrugëtimi,
duke jua shpalosur idenë për Kryeministër të parë shqiptar, i cili është
simbol i fuqishëm i barazisë, multietnicitetit dhe demokracisë
bashkëkohore, i cili gjithashtu është ide e një jetese më të mirë për të
gjithë. Ziberi nga banorët e këtij rajoni kërkoi mbështetje për këtë ide
jo vetëm nga banorët shqiptar, por edhe mbështetjen e maqedonasve dhe të
bashkësive tjera etnike.