Kandidati për Kryeministër, Naser Ziberi, me karvanin “Realizo ëndrrën tënde” e vazhdoi në komunën e Studeniçanit, komunën e Haraçinës dhe në Hasanbeg (FOTO)

Sot, kandidati për Kryeministër, Naser Ziberi, me karvanin “Realizo ëndrrën” rrugën e tij e vazhdoi në komunën e Studeniçanit, komunën e Haraçinës dhe në Hasanbeg.

Marketing

Banorët e këtyre komunave në bisedë të drejtpërdrejtë me Ziberin kishin mundësi që haptas ti shprehin vërejtjet e tyre, sugjerimet dhe propozimet që ata kishin, gjithashtu ata patën mundësi edhe të gjejnë përgjigje lidhur me çështjet që i tangojnë ata nga përditshmëria e tyre, për sfidat me të cilat ballafaqohen, dhe idetë që ata i kanë për të ardhmen.

Me bashkëbiseduesit e tij Ziberi diskutoi edhe për zotimet e tij për 100 ditëshin e parë të madatit të tij, rëndësinë e këtij rrugëtimi, duke jua shpalosur qytetarëve idenë për Kryeministër të parë shqiptar, i cili
është simbol i fuqishëm i barazisë, multietnicitetit dhe demokracisë bashkëkohore, i cili gjithashtu është ide e një jetese më të mirë për të gjithë. Ziberi nga banorët e këtyre rajoneve kërkoi mbështetje për këtë ide jo vetëm nga banorët shqiptar, por edhe mbështetjen e maqedonasve dhe të bashkësive tjera etnike.

Marketing