Kandidatja e Trump për ambasadore në Shqipëri, para Senatit më 29 tetor

Yuri Kim, e cila është propozuar nga presidenti Trump për të qënë ambasadore e SHBA në Tiranë, do të dalë në një seancë dëgjimore para Senatit Amerikan në datë 29 tetor.

Marketing

Lajmi konfirmohet në faqen zyrtare te Senatit të SHBA.

Në muajin qershor deiplomatja Yori Kim u propozua nga Trump për të zëvëndësuar Donald Lu si ambassador I SHBA në Shqipëria.

Seancë dëgjimore ne komisionin e jashtëm të Senatit është pengesa e fundit përpara se Kim të marrë miratimin për detyren e re në Shqipëri.

Yuri Kim është një diplomate karriere që ka mbajtur funksione të ndryshme dhe detyra të larta në shërbimin e jashtëm amerikan.

Më heret ka drejtuar zyrën e Evropës Jugore në departamentin e shtetit, drejtoreshë për qendrën e studimeve për diplomaci në DASH dhe shefe e kabinetit e zv.sekretarit të shtetit.

Ajo qenë pjesë e delegacionit amerikan në bisedimet shumëpalëshe mbi programin nuklear të Koresë së Veriut.

Marketing