Kandidaturat për kryetar dege në BDI,Festim Halili: Proceset më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahje, unitet dhe bashkëveprim

Drejtori i Fondit për inovacione Festim Halili në profilin e tij në Facebook ka shkruar se edhe përkundër inkurajimeve të shumta për t’u kandiduar për kryetar të dege të BDI-së në Tetovë,ai nuk do të kandidojë për kreunekësajdege.

Marketing

Halili në postimin e tij në Facebook ka treguar edhe arsyet për një vendim të tillë ku mes tjerash ka shkruar.

Të dashur miq e bashkëpartiakë,

Fillimisht dua të falënderoj të gjithë ata dashamirë që në forma të ndryshme në këtë periudhë më propozuan, inkurajuan dhe siguruan mbështetje që të garoj për kryetar të dëgës së BDI-së në Tetovë. E vlerësoj shumë këtë mbështetje dhe të njëjtën do të ju ftoj të vazhdoni dhe të ma jepni mua dhe subjektit tonë të përbashkët, Bashkimit Demokratik për Integrim.

Të udhëheqësh procese në këtë parti është nder dhe privilegj, por proceset sot më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahje, unitet dhe bashkëveprim. Duke vlerësuar situatën, zhvillimet e deritanishme dhe ato që na presin, momentet e rëndësishme në të cilat ndodhemi, unë vlerësoj se më shumë se kandidimi im, procesit do t’i ndihmonte unifikimi dhe bashkëveprimi. Këto ditë pamë kandidatura të disa miqve tanë, secili më i mirë se tjetri. Duke parë këto vlera, me shumë lehtësi dhe rehati vendosa që të mos garoj, duke patur besim se në krye të degës do të vijë një udhëheqës i mirë, i drejtë, me vlera dhe me vizion. Duke parë virtyte të dukshme në rrugën për bashkëpunimin dhe veprimin organik të familjes sonë të madhe, e që këto virtyte vijnë nga miqtë tanë më të devotshëm dhe duke dashur njëkohësisht të jem krah për krah me ta, unë vendosa që të kandidoj vetëm për anëtarë të kryesisë së degës. Këtë e bëj me të vetmin qëllim, të lehtësojmë garën dhe të japim shembullin që në jetë jo gjithnjë duhet të kërkosh përkrahje, por edhe duhet të japësh përkrahje për shokët dhe miqtë!

Misioni i filluar nga lideri ynë, z. Ali Ahmeti, duhet të jetë qëllimi ynë kryesor, sjellja dhe qasja e tij unifikuese duhet të jetë shembull për ne, ndërsa rruga e tij të jetë trajektorja që do ta ndjekim BASHKË!
Suksese e na priftë e mbara!