“Kandilat e Bajramit” me autobus panoramik nëpër rrugët e Shkupit (VIDEO)

Autobusi ishte mbushur me fëmijë. Të lumtur dhe përplot buzëqeshje po nisen të paralajmërojnë nëpër Lagjet e Shkupit, festën e Fitër Bajramit. Organizuar nga shoqata vizioni M, që nga viti 2006 “Kandilat e bajramit” sjellin lumturi tek fëmijët. Aktivitetet në vigjilje të Bajramit kishin nisur më herët.

Marketing

ERDUAN DAUTI – KOORDINATOR I OJQ “VIZION-M”
Aktivitetet që janë paraparë për këtë vit, fillimisht ka qënë vizita e djeshme në repartin e onkologjisë të spitalit të fëmijeve ku edhe atyre fëmive u dërguam disa dhurata simbolike.
Nëse më herët atraksion ishte Treni I Bajramit, këtë vit autobusi panoramik ka gëzuar fëmijët.

Këtë vit e kemi edhe një risi, më heret kishim trenin e Bajramit ndërsa këtë vit e kemi autobusin panoramë, ku sëbashku me fëmijet duke kënduar këngë për festen e Fiter Bajramit do të shkoje neper rrugët e Çairit
Fëmijët e lumtur uruan festën e fiter Bajramit dhe u nisën drejt Çarshisë së Shkupit.