Ballina Aktuale Kanë arritur ekspertët gjermanë, Arifi: Janë angazhuar që të ndihmojnë në hetim

Kanë arritur ekspertët gjermanë, Arifi: Janë angazhuar që të ndihmojnë në hetim

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi ka treguar sot se ekspertët gjermanë kanë arritur në vend dhe do të ndihmojnë në hetimin se si erdhi deri tek zjarri në qendrën modulare që u mori jetën 14 personave.

Marketing

“Hulumtimet në vendngjarje kanë përfunduar. Është duke u bërë përmbledhja e dokumentacionit me të dhënat që kërkohen zyrtarisht nga institucionet si dhe është duke u bërë mbledhja e dëshmive e dëshmitarëve dhe sistemimi i tyre. Në të njëjtën kohë në punë është edhe ekipi gjerman i ekspertëve të cilët janë të specializuar për rekonstruim të ngjarjes, pra në këtë moment në këtë nivel është faza e hulumtimit. Ata janë në vend, kanë arritur në vendin tonë dhe sigurisht duke papasur parasysh mënyrën e punës janë angazhuar që të ndihmojnë në këtë proces”, tha Arifi./TV21

Marketing
Exit mobile version