Ballina Lajme Maqedoni Spitali i Tetovës: Pacientët e shpëtuar nga zjarri ndjehen mirë

Spitali i Tetovës: Pacientët e shpëtuar nga zjarri ndjehen mirë

12 pacientët që shpëtuan nga zjarri i tmershem i 8 shtatorit që kaplo spitalin modular në Tetovë, janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Sipas infermieres kujdestad asnjë nga të shpëtuarit nuk ka pasur lëndime nga zjarri por janë duke u kuruar nga virusi korona.

Marketing

E pyetur se a ka pasur vizita familjare tek personat me Covid gjatë ditës së sotme Demiri thotë se ato si infermiere kujdesen për pacientët me Covid 19.

“Janë në gjendje të mirë, janë në gjendje shumë të mirë dhe stabile. Tash ishim i vizituam pacientët. Ka nga kovidi që shërohen domethënë nuk ka me djegie dhe janë në gjendje stabile të mirë .Jo jo, ne jemi duke u kujdesur për pacientët ne motrat dhe tekniku”, u shpreh infermierja në spitalin e Tetovës, Hanife Demiri.

Ndërkohë Tetova është në pritje të epilogut të hetimeve për zbardhjen e rastit tragjik.

“Hulumtimet në vend ngjarje kanë përfunduar, është duke u bërë përmbledhje e dokumentacionit, e të dhënave që kërkohet zyrtarisht nga institucionet, si dhe është duke u bërë mbledhja e dëshmive, dëshmitarëve dhe sistemimi i tyre. Në të njëjtën kohë në punë është edhe ekipi gjerman i ekspertëve të cilët janë të specializuar për rekunstruim të ngjarjes”, theksoi kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.

Zjarri që më 8 shtator shkrumboi spitalin modular në Tetovë la të vdekur 14 persona 12 prej të cilëve kovid pacientë, ndërsa dy të tjerët familjar të tyre.

Marketing
Exit mobile version