Kanë shkelur shumë rregulla, Manchester City mund të largohet nga Premier League

Skuadra e Manchester Cityt po përballet me shumë akuza nga Federata e Futbollit të Anglisë për shkak se ka thyer 115 rregulla të FFP “Fair Play Financial”.

Marketing

talkSPORT raporton se kampioni aktual i Premier League në rast se shpallet e fajmshme do të bie një ligë më poshtë, pra në Championship, shkruan Indeksonline

Por, një opsion i tillë duket tejet i pamundur edhe pse ekipi i Pep Guardiolas akuzohet për 115 thyrje të rregullave të FFP-së.

Më e mundshmja mund të jetë dënim me heqje pike, ashtu siç i ndodhi skuadrës së Evertonit gjatë këtij sezoni.

Kujtojmë që momentalisht Manchester Cityt gjendet në pozitën e 2-të me 43 pikë, dy më pak se lideri, Liverpooli (45).