“Kanë tentuar shkëputjen e pjesës veriore me qëllim që t’ia bashkojnë Serbisë”, çka thotë aktakuza për Banjskën

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur soot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përkatësisht në Departamentin Special kundër 45 të pandehurve për agresionin në Banjskë.

Marketing

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, në krye të listës është krimineli Millan Radoiçiq, ku bashkë me 45 të pandehurit e tjerë dyshohen për vepra të rënda penale, që përfshijnë kryerjen e veprave terroriste, krime kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave.

“Aktakuza është ngritur kundër personave me inicialet M.R, B.S, V.T, D.M, V.R, U.J, M.J, V.A, A.M, L.S, V.D, V.V, S.J, M.K, U.M, T.V, D.V, V.J, S.P, N.S, M.V, S.R, M.R, M.A, ZH.C, K.D, S.M, M.S, A.J, R.G, I.M, G.Z, N.R, R.A, M.M, GJ.B, D.GJ, D.V, A.T, M.K, M.N, N.I, V.I, si dhe kundër personit juridik “R” dhe personit përgjegjës R.S”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë tentuar shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës, me qëllim që të njëjtin ta bashkojnë me territorin e Serbisë.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë tentuar shkëputjen e pjesës veriore të territorit të Republikës së Kosovës, me qëllim që t’ia bashkojnë këtë territor Republikës së Serbisë. Gjatë këtij veprimi, si rezultat i dhunës së përdorur, ka humbur jetën zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile”, thuhet në njoftim.

Tutje, Prokuroria Speciale ka thënë se krimineli Millan Radoiçiq ka kryer veprën penale “lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” me veprimet që përfshijnë financimin e akteve terroriste, teksa për veprën penale “shpëlarje e parave”, e kryen Radoiçiq bashkë me personin juridik “R” dhe personin përgjegjës R.S.,