Kane thyen rekordin e Rooney – bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Premier Ligës

Harry Kane me golin që shënoi në fitoren e Tottenhamit ndaj Crystal Palace, u bë lojtari i dytë në Premier League për më shumë gola të shënuar.

Marketing

Kane tani ka 209 gola në Premier League, e kaloi Wayne Rooney, i cili deri më tash kishte 208.

Ndërkohë është Alan Shearer, i cili ka më së shumti gola – 260.

Pavarësisht formës jo të mirë të Spurs, Kane ka shënuar 26 gola këtë sezon, nëntë më pak se Erling Haaland, i cili është në vendin e parë.

Tottenhami me këtë fitore mbetet në vendin e gjashtë me 57 pikë, pas 35 ndeshjeve.