Kanë votuar 7.861 të sëmurë, 1.235 të burgosur dhe 234 persona nga shtëpitë për kujdes

Gjithsej 7.861 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm kanë shfrytëzuar të drejtën e votës gjatë ditës së dytë të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtën për të votuar nga shtëpitë e pleqve e kanë shfrytëzuar 234 persona nga gjithsej 357 të paraqitur, kurse gjithsej 1.235 të burgosur kanë votuar gjatë ditës së sotme, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.

Marketing

“Sipas të dhënave të KSHZ-së, gjithsej kanë votuar 7.861 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Këto të dhëna do të plotësohen kur komisionet të caktuara zgjedhore nëpër komuna të paraqesin të dhënat e tyre nga votimi i kësaj kategorie të qytetarëve, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të publikojmë njëqind për qind të të dhënave”, tha Shabani.

Nga gjithsej 357 persona të paraqitur nga shtëpitë për kujdes jashtë shtëpiak, 234 ose 80.62 përqind kanë realizuar të drejtën e votës.

“Nga votuesit që vuajnë dënimin me burg në burgje deri më tani kemi marrë të dhëna se 1.235 persona kanë relizuar të drejtën e votës. Priten të dhëna nga burgu i Prilepit në mënyrë që të plotësohet numri për këtë kategori të personave. Nga të dhënat e marra deri më tani, pjesëmarrja është 74.53 përqind”, shpjegoi Shabani.

Gjatë ditës së sotme të drejtën e votës kanë mundur ta realizojnë gjithsej 8.855 persona të sëmurë ose të pafuqishëm, 357 qytetarë nga gjithsej 17 shtëpi të kujdesit si dhe 1.657 të burgosur nga 13 institucione korrektuese.

Ndryshe, dje të drejtën e votës e kanë realizuar 723 persona me Covid-19 dhe persona në vetizolim.