Kanita tregon se a është në lidhje dashurie!

Këngëtarja e njohur shqiptare me origjinë nga Shkupi, Kanita Suma e cila njihet me emrin artistik ‘Kanita’, edhe pse e re në moshë ka arritur të marrë vëmendjen e publikut.

Marketing

Kjo falë projekteve të saj muzikore, madje ajo ishte pjesëmarrëse së fundmi edhe në “Festivalin e 58-të të Këngës”, me këngën “Ankth”.

18-vjeçarja njihet gjithashtu si vajzë mjaft simpatike dhe nëpër paraqitjet e saj publike merr vëmendjen edhe për shkak të dukjes.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi fansave në llogarinë e saj në Instagram, që ti bëjnë pyetje.

Një nga pyetjet ishte në lidhje me statusin e saj, a është në lidhje apo jo?

Këngëtarja ka sqaruar se nuk është në ndonjë lidhje dashurie.