Kaos me arbitrin në Europë, i shpërthen bomba te këmbët

Kaos në ndeshjen e Europa League, mes ekipit të mesfushorit shqiptar Kamer Qaka, Universitatea Kraiova, ndaj ekipit hungarez të Honvedit.Takimi që u mbyll pa gola, ashtu si në ndeshjen e parë, shkoi në 30 minutat e shtesës.

Marketing

Por, edhe shtesa po mbyllej pa gola. Vetëm në minutën e 120-të, ishin tifozët vendas rumunë, që hodhën një kapsollë, që për nga madhësia ishte si një bombë e vërtetë, shumë pranë gjyqtarit irlandezo-verior, Arnol Hantër, në disa çaste ku lojtarët patën një zënkë mes tyre, ku pikërisht Qaka po kapej me nje nga kundershtaret.

Edhe pse nuk e goditi, mjeti plasës ishte shumë pranë arbitrit, dhe shpërthimi e dëmtoi, teksa ai kërkoi ndihmën e mjekëve, e më pas erdhi edhe ambulanca.

Pala hungareze e Honvedit, kërkoi fitoren në tavolinë, por pas 20 minutash që ndeshja u ndërpre, u ra dakord që gjyqtari i katërt, Xhemi Robert Robinson, të futej në fushë, për të zënë vendin e të lënduarit, e për të vazhduar me penalltinë.

Ekipi i Qakës kaloi në turin tjetër, pasi fitoi me 11-metërsha, por me siguri Komisioni i Disiplinës në UEFA do marrë masa të rënda ndaj këtij akti.