Kaos me ndihmën prej 6 mijë denarëve, bankat s’kanë marrëveshje me Qeverinë

Bankat ende nuk kanë nënshkruar marrëveshje me Qeverinë për të qenë në gjendje të paguajnë gjashtë mijë denarë të ndihmës shtetërore në llogaritë e qytetarëve.

Marketing

Qeveria sot vendosi që në afat të pacaktuar të vazhdojë afatin deri kur paratë duhet të shpenzohen. Në vend të datës 25 dhjetor, parat do të mund të shpenzohen edhe më vonë. Ndërkohë nga qeveria nuk morëm përgjigje konkrete se me të cilat banka deri tani ka marrëveshje dhe çfarë nëse ndonjëra nga bankat tregtare nuk dëshiron të jetë pjesë e masës, ku dhe si do t’u paguhet qytetarëve nëse kanë llogari të transaksionit në atë bankë.

Marrëveshjet nënshkruhen me të gjitha bankat me të cilat qytetarët kanë llogari, në mënyrë që ndihma financiare e planifikuar të arrijë te kategoritë e rrezikuara sociale – thonë nga Qeveria e RMV-së.

Qytetarët janë përpjekur për disa ditë në faqen e internetit “Blej nga vendi” për të kontrolluar nëse kanë të drejtë për ndihmë shtetërore, por aty qëndron informacioni se të dhënat po azhurnohen. Nga Qeveria nuk përgjigjen se Sekretariati i Përgjithshëm i pret listat nga institucionet, që më pas t’i kontrollojë dhe t’i publikojë në faqen e internetit.

Institucionet kompetente i mbledhin të dhënat nga përdoruesit, posa t’i paraqesin në Sekretariatin e Përgjithshëm, listat përfundimtare me shfrytëzuesit do të publikohen në faqen e internetit: www.kupuvamdomasno.gov.mk – njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Ligji për mbështetjen financiare të qytetarëve në fuqi është tashmë pesë ditë që nga shpallja në Gazetën Zyrtare. Masa parashikon të mbulojë gati 300,000 pensionistë me të ardhura të ulëta, prindër të vetëm, fëmijë pa prind dhe punëkërkues pasivë. Ata që nuk kanë transaksion ose llogaritë i kanë të bllokuara do të duhet të nxjerrin të reja në bankë. Qytetarët nuk do të mund t’i tërheqin paratë nga banka ose bankomati, por do të mund të shpenzojnë vetëm për të blerë produkte vendore.

Marketing