Skena huliganeske janë parë përballë stadiumit “Villa Park” para ndeshjes së xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës mes vendasve Aston Villa dhe Legia, teksa tifozët e klubit polak krijuan një kaos total për shkak të të cilat madje u ndaluan të marrin pjesë në ndeshje.
Gjegjësisht, sipas “Sky News”, tre policë janë lënduar në një përleshje me tifozët para ndeshjes në Birmingham. Ky portal përcjell një deklaratë nga Policia e West Midlands.
Më pas, policia është kundërpërgjigjur dhe ka ndaluar hyrjen e tifozëve në stadium, pasi tifozët kanë vazhduar të hedhin në drejtim të policisë sende të ndryshme dhe mjete piroteknike.
Policia ka futur tifozët në autobusë dhe i ka ndaluar të futen në ndeshje.
“Për momentin nuk mund t’u lejojmë hyrjen në “Vila Park” për shkak të skenave të pakëndshme jashtë stadiumit, ku shihen duke hedhur raketa ndaj punonjësve të policisë. Tre policë kanë mbetur të lënduar, dhe aksioni vazhdon”, thuhet në njoftimin e policisë.