Kaos në MPB, disa policë shqiptarë kanosen me largim nga puna, ja arsyet?!

Një kaos i vërtetë po mbizotëron në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Mbi 10 policë shqiptar rrezikohen të largohen nga puna për shkak se nuk mund të sigurojnë certifikatën e sigurisë.

Marketing

Amerika –RADIO informon nga burime të sigurta se këta policë shqiptar nuk mund të sigurojnë certifikatën e sigurisë nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim e Maqedonisë e cila është në kuadër të MPB-së që udhëhiqet nga ministri Oliver Spasovski dhe zëvendësi i tij Agim Nuhiu.

“ Më kanë thënë se nëse nuk e siguroj certifikatën e sigurisë, do të më largojnë nga puna mua dhe kolegët e mi. Ashtu qenka ligji! Kam kërkuar ndihmë edhe nga BDI, por ata më thonë se fjalën e fundit e ka LSDM-ja e Zaevit. Inspektorët maqedonas tallen me ne shqiptarët dhe na bllokojnë të gjitha dokumentet. Paramendoni e kryeni kursin, punësoheni dhe pastaj në mungesë të certifikatës së sigurisë largoheni nga puna. Do të ankohemi deri te kryetari i BDI-së, ALI AHMETI”, ka deklaruar ekskluzivisht për portalin, AMERIKA-RADIO një policë shqiptar që deshi të mbetet anonim për shkak të rrezikuar se mund të reperkusione.

Ndryshe certifikata e sigurisë është dokument shumë i rëndësishëm që sigurohet nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim(DSK), në bazë të raportit të cilën e përgatit inspektori i policisë. Po qe së një nëpunës policie me shkollë të mesme nuk e siguron këtë dokument, ai mbetet pa punë, pasi nuk ka qasje deri te informatat e klasifikuara.

Ndryshe në DSK mësohet se faktori shqiptar është i lanë anash, nuk kanë asnjë peshë në vendimmarrje, dhe të gjitha vendimet ekskluzivisht merren nga maqedonasit.

Zv/ministri, Agim Nuhiu deri më tani nuk ka mbajtur asnjë mbledhje ne DSK qe të krijon strategji dhe të avancon kuadrin shqiptar dhe të njëjtin të marin vendime që qytetarëve shqiptar, në rastin konkret policëve tju ndihmohet për të siguruar certifikatën e sigurisë.
Jozyrtarisht portali AMERIKA-RADIO mëson se mbi 70 polic shqiptar nuk kane CERTIFIKATE SIGURIE.

Nga MPB ende zyrtarisht nuk dëshirojne te flasin publikisht për këtë problematike me certifikatat e sigurisë.

Marketing