Kapen me qindra rrënjë kanabisi, katër të arrestuar në Gjevgjeli

Ministria e Punëve të brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në fshatin Negorçani ka sekuestruar 381 rrënjë të kanabisit, transmeton Alsat. Policia ka zhvilluar aksionin rreth orës 20:00 në vendin e quajtur “Zhabjak”.

Marketing

“Janë privuar nga liria J.M. (30) nga fshati Negorçani, S.V. (25) nga Gjevgjelia, V.L. (21) nga Bogorodica dhe H.M. (23) nga Gjevgjelia”, theksojnë nga MPB.

Marketing