Kapet mat Alba, a u tradhëtua Vedati?

Alba e Përputhen, një vajzë shumë e spikatur kohën e fundit në televizion dhe rrjete sociale. Ajo hyri në përputhen për të gjetur dashurinë, dhe sipas burimeve të fundit ajo ka dal e papërputhur, shkruan KlanM.

Marketing

Përgjatë rrugëtimit të saj në Përputhen ajo është quajtur si vajza e fortë, inteligjente, pozitive, por gjithashtu edhe shumë e ftohtë me çunat. Ajo është akuzuar shumë edhe si materialiste për temat që ka prekur te aspektit financiar. Thotë që pa para nuk bëhet gjë në jetë, të tjerët e akuzojnë si materialiste.

Tema e materializmit u theksua shumë sidomos kur ajo “nderoi” çunat e Londrës duke i përmend në emision. Pas kësaj përmendje ajo merr një zarf me 1000£ nga Anglia.

Po kush vallë ka qenë personi/personat e zarfit?

Pas daljes nga Përputhen kapet mat me nje person anonim në një parking në bllok. Siç e shihni tek fotot makina është me targa angleze. A është ky “1000 paundshi i Albës”? Dyshohet se Alba mund të ketë lidhje me këtë person pasi që edhe në emision ka qenë shumë e ftohte dhe gjithmonë është akuzuar nga konkurentet që ajo mund të ketë lidhje jashtë, dhe pse Alba e ka mohuar gjithmonë duke thënë “Të isha në lidhje, kurrë nuk do rrëzoja krenarinë e mashkullit tim, për pak famë”.