Kapet në bregdetin e Vlorës, peshkaqeni i rrezikshëm

Një tjetër specie e rrezikshme kapet në bregdetin e Vlorës. Kësaj here bëhet fjalë për peshkaqenin “Dhelpër”.

Marketing

Peshkaqeni i rënë në rrjetat e peshkatarëve është afro 3 metra i gjatë dhe peshon mbi 50 kg, dhe hyn në familjen e peshkaqenëve të rrezikshëm.

Sipas ekspertëve ai nuk para haset në ujërat tona pasi noton në thellësi të mëdha por vitet e fundit ka qenë vizitor i shpeshtë i tyre për shkak të ngrohjes globale.

Peshkaqeni dhelpër e ka marr këtë emër për shkak të mënyrës sesi lëviz në det. Ai bën dredha duke hutuar prenë dhe grabitqarët e tjerë që mundohen ta sulmojnë.