Kapet nëndetësja që trafikonte kokainë me vlerë 18 milionë dollarë

Një ton kokainë është sekuestruar nga autoritetet kolumbiane. Sasia e lëndës narkotike, e cila kap vlerën e 18 milionë dollarëve po transportohej me nëndetëse.

Marketing

Mësohet se autoritetet kanë gjetur në bord tre persona, të cilët janë arrestuar.Nëndetësja ishte nisur nga Kolumbia dhe do të mbërrinte në Jalisco të Meksikës. Sipas Ministrisë kolumbiane të Mbrojtjes, kjo nëndetëse kishte kapacitet për të trafikuar deri në 3 ton kokainë.

Jo vetëm kaq, por ishte e pajisur edhe me sistem të sofistikuar të navigimit satelitor, përmes të cilit ishte programuar destinacioni dhe do të mbërrinte në brigjet e Meksikës në javën e parë të Shtatorit.

Sipas shërbimeve të inteligjencës, nëndetësja ishte ngarkuar me kokainë nga një grup i rrezikshëm kriminal kolumbian i quajtur ‘Grupos Armados Organizados Residuales’.

Porosia ishte për kartelin meksikan ‘Jalisco Neë Generation’, një nga organizatat më të fuqishme kriminale në Meksikë, të njohur si rivalët e kartelit Sinaloa që drejtohet nga El Chapo.

Marketing