Policia e Kumanovës ka ngritur padi kundër G.T. (46) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “nxitje” dhe veprën e vazhduar penale “përdorim të dokumentit me përmbajtje të rrejshme” dhe kundër Z.K. (52) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe veprës penale në vazhdimës “falsifikim të dokumentit”.
Gjatë vitit 2007, G.T. inspektor policor në Kumanovë, ka vendosur kontakt me Z.K. nga Shkupi, i cili ka punuar si referent te cështjet studentore në Fakultetin pedagogjik “Shën Kliment Ohridski” në Shkup dhe e ka stimuluar që t’i sigurojë Vërtetim për fakultet të kryer. Z.K. e ka regjistruar G.T. si student në riarsimim, e pastaj pa i dhënë provimet i ka përgatitur Vërtetim të falsifikuar për kryerjen e shkallës arsimore VII/1 me titull “Profesor i diplomuar për arsim parashkollor”, transmeton Gazeta Lajm.
Pas kësaj, i pandehuri i parë, vërtetimin e falsifikuar e ka përdorë në trafikun juridik dhe duke heshtur për mbarimin e arsimit fillor në mënyrë antiligjore, nga data 23.01.2009 është punësuar në vendin e punës me arsim të lartë – udhëheqës i ndërrimit në Departamentin policor për Vendkalimin kufitar Pelincë, e më ps ka vazhduar me avancim në shërbimet e MPB-së. Në këtë mënyrë të pandehurit i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Maqedonisë dhe Universitetit shtetëror.
Edhe pse policia ka zbuluar vetëm inicialet, shumë kumanovarë e dinë edhe emrin dhe mbiemrin e saktë se për cilin inspektor bëhet fjalë.