Kapet peshkaqeni “derr” në ujërat e Vlorës (VIDEO)

Një peshkaqen i rrallë është kapur këtë të hënë nga peshkatarët e Vlorës në zonën e Pashalimanit.

Marketing

Peshkaqeni “derr”, është kapur në ujëra të thella,n dërsa është çuar në Qëndrën e peshkimit Oriku.

Peshkatari i vjetër Sherif Dyrmishi vlerëson ndërgjegjësimin mbi rënëdësinë e ekzistencës së kësaj specie.

“Është një specie e rrallë dhe duke qenë se është cilësuar si specie në mbrojtje, do ta lëshojmë. Ky është një peshkaqen derr që rri në ujëra shumë të thella, por rastësisht është gjendur në zonën e Pashalimanit:, tha ai.

Sipas specialistëve kjo specie është e rrallë, gjendet në thellësi mbi 300 m dhe ushqehet krysisht me vezët e peshkaqenve.

Ndërsa kjo zonë në vazhdimësi ka pasur raste të specieve të veçanta, ndoshta për faktin e rrymave të veçanta që qarkullojnë.    https://youtu.be/QFjxAu_vjlo?si=N77qWhX2fHGvE4jm