Kapiteni i Dinamos së Zagrebit, dhuratë speciale për Futsall-Shkupi

Skuadra e futsallit Shkupi nga sot ndodhet në Kroaci, në Zagreb, ku nesër do të zhvillojë ndeshje miqësore me skuadrën e futsallit Dinamon e Zagrebit.

Marketing

Arijan Ademi, kapiteni i klubit të futbollit Dinamo e Zagrebit, ikona e të “kaltërve”, befasoi me një dhuratë skuadrën shqiptare, Shkupi.

Ademi ka një dhuratë të veçantë për ta dhe tifozët “Shvercerët” , pikërisht një fanellë me numër 5, me një nënshkrim të veçantë.

Ademi është alfa dhe omega e kampionit kroat dhe lojtari që çmohet shumë.