Kapiteni përmes lotëve largohet nga Barcelona

Serhi Roberto është ndarë me Barcelonën pas 18 vjetësh. Nën shoqërimin e Laportës dhe plot yjeve të Barcelonës, Roberto mbajti një konferencë për media.

Marketing

“Debutimi do të jetë gjithmonë më i veçanti. Është ëndrra e çdo fëmije që vjen në La Masia. Është dita më e rëndësishme e gjithë karrierës sime. Kam fituar shumë tituj. Nuk do e kisha imagjinuar kurrë një karrierë të tillë. Kam shënuar 19 gola me skuadrën dhe janë dy që s’do i harroj asnjëherë në herë. Ndaj Real Madridit dhe PSZH-së janë dy më të veçantit. Vitet e fundit kam parë se si legjendat ikin dhe sot është radha ime. Kush do të më thoshte se do të fitoja 25 tituj dhe do të fitoja 373 ndeshje. Të jesh kapiteni i parë është momenti tjetër më i rëndësishëm në karrierën time. Kam pasur kapitenë që kanë qenë idhuj, nga të cilët kam mësuar shumë”, ka thënë mes tjerash Roberto. /Indeksonline/