Kapriçot e motit, mos prisni diell deri në mes të muajit

Nëse jeni duke pritur ditët me diell të majit, do të zhgënjeheni.

Marketing

Sipas parashikimeve të meteorologëve, gjysma e parë e muajit maj do të jetë me temperatura të ulëta dhe me reshje shiu.

E gjithë kjo fundjavë do të jetë me reshje, të cilat do të arrijnë deri në 40 milimetër.

Nga dita e hënë nuk do të ketë më reshje, por temperaturat do të bien, ndërsa moti do të karakterizohet nga vranësirat e vazhdueshme.

Pas datës 15 maj, meteorologët parashikojnë se do të kemi ditë me diell dhe temperatura që i kalojnë 30 gradë celsius.