Kaq javë jashtë fushave do të jetë Harry Kane

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane ka pësuar një lëndim në ndeshjen e “Der Klassiker” ndaj Borussia Dortmundit.

Marketing

Për këtë gjë ka folur në një konferencë për shtyp edhe trajneri i “Bavarezëve”, Vincent Kompany.

“Kane ndjeu dhimbje në muskulin e kofshës dhe mjekët parashikojnë se ai nuk do të mund të luajë deri në fund të dhjetorit.

Është gjithmonë e vështirë të thuhet. Ka një shans që ai të luajë përsëri këtë vit. Ai do të humbasë disa ndeshje me siguri,” tha Kompany në një konferencë shtypi”, u shpreh Kompany.

Bayerni, do të përballet nesër ndaj kampionit në fuqi, Bayer Leverkusenit në “DFB Pokal” dhe anglezi do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën e tij.