Tragjedia e 26 Nëntorit në Shqipëri me tërmetin 6.4 shkallë që la 51 të vdekur e qindra të plagosur mobilizoi shumë fytyra publike të cilat zgjodhën të kontribuojnë.
Një pjesë këtë e bënë publikisht e një pjesë tjetër në heshtje, pa shumë zhurmë.
E duket se po të mos ishte Emina Çunmulaj dhe ‘Fundjavë ndryshe’ nuk do e kuptonim kontributin e një tjetër emri të njohur, këngëtares Gjyste Vula.
Ka qenë modelja e njohur ajo që ka zbuluar se Gjystja i ka dhënë plot 3000 dollarë në ndihmë për të prekurit nga tërmeti me ç’rast e ka falënderuar për donacionin.
Gjystja nuk ka zgjedhur llogaritë qeveritare por atë të fondacionit ‘Fundjavë ndryshe’ ku mikja e saj nga Malësia, Emina është anëtare e bordit. https://www.instagram.com/fundjavendryshe/?utm_source=ig_embed&ig_mid=2243B15C-DF00-486D-9778-425F43481DE5