Karakaçanov: 120 000 qytetarë të RMV-së në listën e votuesve, mes tyre edhe politikanë

Lideri i partisë bullgare, VMRO dhe njëherit  zv/kryeministër, Krasimir Karakaçanov pretendon se 120 000 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) me pasaporta bullgare ndodhen në listën e votuesve, në mesin e të cilëve edhe politikanë. Karakaçanov listoi: Aleksandar Nikollovskin, Antonio Milloshovskin, Nikolla Micevskin, Stefan Andonovskin, Marija Andonovskan, Lupço Dimovskin, Bojan Stojanovskin dhe të tjerë. Në profilin e tij në Facebook, Karakaçanov i ftoi të gjithë të votojnë numrin 1, sipas tij, VMRO-në e vërtetë. Madje ironizoi duke iu kujtuar se kanë të drejtë për shërbim shëndetësor e veçanërisht vaksinim falas në Bullgari.

Marketing
 Kuptohet se koincidenca mes emrave dhe individëve që mbajnë poste udhëheqëse politike në Maqedoni mund të jetë e rastësishme. Por nuk është rastësi. E di se për disa prej tyre është e vështirë të zbulojnë se janë bullgarë, por disa që i njoh personalisht po e mbajnë sekret të jetuarit për Nënën Bullgari dhe po ëndërrojnë për atë që kishte thënë lideri i VMDO-së, Todor Aleksandrov “riunifikimin e gjithë fisit bullgar – tha Krasimir Karakaçanov, Ministër i Mbrojtjes.