Karakaçanov: Bujar Osmani në Bruksel loboi për Maqedoninë e Veriut në dëm të Bullgarisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vizitoi institucione të ndryshme në Bruksel dhe loboi për vendin e tij. Politikani dhe ish-funksionari kontrovers bullgar, Krasimir Karakaçanov, me kritika të ashpra ndaj autoriteteve bullgare dhe “admirim” për lobimin nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

“Bëhet fjalë për lobim total nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe aq sa mundemi t’i zemërohemi, po aq mund ta admirojmë”, ka deklaruar Karakaçanov në një video-fjalim, transmeton BTA.

Karakaçanov thotë se takimet e shefit të diplomacisë të Maqedonisë së Veriut, Osmani, në Bruksel, janë në dëm të Bullgarisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, në mënyrë aktive i ka vizituar institucionet e ndryshme në Bruksel, i ka vizituar dhe ka pasur takime me grupe të ndryshme të eurodeputetëve, në të cilat sinqerisht, pa asnjë hezitim, ka shpifur ndaj Bullgarisë, ka thënë Karakaçanov, transmeton BTA.

Marketing