Ne dhamë dritën jeshile për Maqedoninë për anëtarësim në në NATO, por për negociatat me Bashkimin Evropian, Bullgaria theksoi pozicionin e saj se nuk do të bëjë kompromis nëse nuk përmbushet Marrëveshja e fqinjësisë së mirë, tha ministri bullgar i mbrojtjes dhe zëvendës kryeministri Krasimir Karakaçanov për mediat bullgare.
Ne u kemi kujtuar gjatë tërë kohës se ata nuk mund të sabotojnë përmbushjen e marrëveshjes. Nga nëntori i vitit të kaluar, me plotë kuptimin e fjalës, deri para një muaji, Komisioni ndërshtetëror në çështjet e diskutueshme nuk funksiononte. Ekziston një rregull shumë i qartë në Bashkimin Evropian. Nuk mund të hysh në BE, vlen për çdo anëtar kandidat, madje edhe për Bullgarinë, nëse nuk keni zgjidhur çështjet kontestuese dypalëshe. Shkupi nuk ka vullnet që çështjet të zgjidhen. Mendojnë se mund të veprojnë me dinakëri, si deri më tani Bullgaria t’i mbështesë ata kurse ata duhet të na godasin me thikë në shpinë në shenjë mirënjohje”-pohoi Krasimir Karakaçanov, zëvendës Kryeministër i Bullgarisë.
Sipas Karakaçanovit, për gati 30 vjet, kur Bullgaria ka bërë diçka të mirë, nuk është thënë asnjë fjalë e mirë nga politikanët maqedonas. Por, kur Bullgaria do të shtronte çështjen e një historie të përbashkët, se ka njerëz në Maqedoni të cilët shtypen se janë Bullgarë – atëherë Bullgaria është fashiste dhe pushtuese. Megjithatë, ai thotë se kryeministrin Zoran Zaev mund ta quajë mik të tij, sepse është një nga të paktët politikanë që nuk bën publikisht kualifikime të ashpra ndaj Bullgarisë.
Qeveritë në Maqedoni nuk krijuan kushte për zhvillim normal të qytetarëve të tyre, por krijuan vetëm tension. Së pari filluan t’i persekutojnë njerëzit që e quanin veten bullgarë, pastaj konflikt me shqiptarët, skandale me Greqinë për 28 vjet, skandale me Bullgarinë për 28 vjet. Për këto arsye, disa në Maqedoni shkojnë dhe marrin shtetësinë Bullgare”-tha Krasimir Karakaçanov, zëvendëskryeministër i Bullgarisë.
Maqedonia po troket në derën e Evropës, madje edhe ne po e tërheqim për dore për t’u bashkuar me BE-në, por duam që ky vend të sillet me respekt,” tha Karakaçanov.
ALSAT