Karakaçanov: Nuk do të votojmë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Zv. kryeministri dhe ministri i mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, tha se vendi i tij nuk do të votojë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, nëse, siç tha, Maqedonia nuk tërhiqet nga falsifikimi i historisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marketing

Karakaçanov për televizionin bullgar “Tv Nova” tha se në komisionin e Maqedonisë dhe Bullgarisë që duhet të merret me kontestet e çështjeve historike, nuk ka përparim dhe se anëtarët e Maqedonisë janë arrogant.

“Nuk pajtohem me Maqedoninë kemi arritur kompromis për kontestet e çështjeve historike”, tha Karakaçanov i cili është kryetar i OBRM-së bullgare.

Kjo është hera parë që Karakaçanov paralajmëron bllokadë të Maqedonisë në integrimet euroatlantike.