Pas gati 2 vitesh, Republikën e Kosovës, dje e ka njohur Xhamajka. Kjo u bë e ditur nga presidenti, Hashim Thaçi. Ai përmes një postimi në Twitter tregoi se Xhamajka është shteti i radhës që na ka njohur.
Mirëpo, cilat janë karakteristikat e këtij shteti?
Xhamajka është shtet në kontinentin e Amerikës Veriore që ka 2,890,299. Kryeqytet është Kingston që ka mbi 600 mijë banorë, transmeton Indeksonline.
Afro 70% e popullsisë i takojnë fesë së krishterë. Gjuhë zyrtare e kanë Anglishten.Me 6 gusht 1962 ata kanë shpallur pavarësinë nga Britania e Mahde.
Kryeministër është Andreë Holness dhe Gurvenator i përgjithshëm Patrick Allen. Vendasit, Taino, e quajtën atë Xaymaca në gjuhën Arawakane, që do të thotë “Toka e drurit dhe ujit” ose “Toka e burimeve ujore”.
Xhamajka është vendi i 117-të që e ka njohur Kosovën.
Para tyre, njohja e fundit që kishte pranuar Kosova ishte nga Barbados me 15 shkurt të vitit 2018.