Këngëtarja Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj këngëtari, Big Basta, janë karantinuar në shtëpinë e tyre në Zelandën e Re.
Mirëpo çifti kohën e izolimit janë duke e shfrytëzuar mjaft mirë duke bërë muzikë bashkë, njofton Klan Kosova
Vesa ka publikuar në Instagram një video ku shfaqej duke kënduar përkrah bashkëshortit të saj – dyshja sollën një ripërpunim të këngës “Holy Grail”, të Justin Timberlake dhe Jay-Z.