Karaxhovski: Dasmat na morën n’qafë, njerëzit harruan virusin

Vala e katër e pandemisë që mori hov prej fillimit të gushtit, sipas autoriteteve shëndetësore do të arrij kulmin në fund të këtij muaji. Kur kemi edhe 12 ditë përpara, sipas epidemiologëve, shifrat e rasteve të reja do të rriten frikshëm. Por, nga ana tjetër infektologët thonë se numri real i të infektuarve është dyfish më i lartë, pasi që jo të gjithë të prekurit testohen. Kryetar i Komisionit për sëmundje infektive, Zharko Karaxhovski për “Alsat” tha se një pacient me llojin delta mund të infektoj 7 të tjerë dhe se kritikon autoritetet e qeverisë se nuk i kanë dëgjuar rekomandimet e tyre për të mos i lejuar dasmat në ambiente të mbyllura gjatë sezonit veror. Ai thotë se dasmat na morën “në qafë” të gjithë vendin.

Marketing

“Nëse atëherë kishim dhjetëra raste, sot kemi rreth 1,200 raste kështu që situata është e pa sigurte me tendencë të përkeqësimit. Përse kjo na ndodh? Mos respektimi total i masave në disa pjesë të vendit, organizimi i madh i dasmave dhe ahengjeve tjera ku maskat nuk janë bartur, nuk kishte distancë e as dezinfektues dhe më e keqja grupimi masiv i njerëzve në një hapësirë të vogël. Nëse ju më thoni qindra unë do të them mijëra dasma kishte, në të cilën disa njerëz harruan se ekziston virusi.”- deklaroi Sinkron – Zharko Karaxhovski.