Karaxhovski: Në Prokurori isha për shkak të detyrimeve zyrtare

Kryetari i Këshillit Gjyqësor Zoran Karaxhovski sot para Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion deklaroi se ka pasur detyrime zyrtare dhe nuk mund të tregojë se çfarë.

Marketing

I pyetur pse është thirrur në Prokurori dhe nlse bëhet fjalë për ndarjen e kompensimeve, Karaxhovski tha se ka pasur detyrime në këtë godinë dhe nuk mund të tregojë se lidhur me çfarë.

I pyetur nëse ai i ka nënshkruar kompensimet prej 35 për qind për dy muajt vitin e kaluar, Karaxhovski tha se “normalisht unë jam kryetar i Këshillit Gjyqësor dhe kryetar i Këshillit buxhetor gjyqësor”.

Në pyetjen e gazetarëve nëse dhe pse nuk ka qenë e ftuar ministrja e Drejtësisë në atë seancë, u përgjigj se ministrja dikasteriale gjithmonë është e ftuar.

“Të gjithë ministrat rregullisht gjithmonë ftohen, ndërsa në periudhën e ardhshme edhe me thirrje telefonike dhe porosi është thirrur personalisht nga ana ime. Asnjëherë asnjë ministër nuk ka qenë në seancë të këshillit buxhetor gjyqësor që kur jam unë kryetar i Këshillit buxhetor gjyqësor. Si anëtar i këshillit buxhetor gjyqësor ministri për dallim nga anëtarësimi në këshillin gjyqësor është me të drejtë vote”, deklaroi Karaxhovski.

Karaxahovski sot disa orë ishte në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Një pjesë e mediave publikuan se bëhet fjalë për kompensimet e pagave të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Në dhjetor të vitit 2018 anëtarët e Këshillit Gjyqësor morën vendim t’i rrisin pagat e tyre dhe pagat e gjykatësve për 35 për qind.

Marketing