Karikatura e “Danas”, Vuçiq ushqehet nga Hitleri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ushqehet nga Hitleri në ballinën e gazetës serbe, “Danas”.
E përditshmja serbe “Danas” në ballinën e numrit të sotëm të gazetës ka paraqitur një karikaturë ky presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ushqehet nga Hitleri.

Marketing

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Vuçiq i cili ka thënë se karikatura në fjalë është dëshmi për lirinë e shprehjes në Serbi.

“Unë me Hitlerin? Pjesëtarët e Hitlerit më kanë vrarë familjen. Por, çfarë të bëjmë, e tillë është demokracia në Serbi”, deklaroi Vuçiq, përcjell lajmi.net.

Ai ka thënë se nuk ka nevojë ta sheh ballinën e “Danas”, por ajo tregon qartë për nivelin e lirisë së shprehjes në Serbi.

“Dyshoj nëse diçka e tillë mund të ndodh në ndonjë shtet tjetër. Unë ndihem krenar. I uroj për këtë. Madje, nuk mendoj as t’i padis”, shtoi ai.

Marketing