Karolina e Jugut afër masës për të lejuar dënimin me vdekje me pushkatim – disa e quajnë metodë “mesjetare”

Ligjvënësit e Karolinës së Jugut e kanë miratuar një projekt-ligj për të lejuar që të dënuarit me vdekje të ekzekutohen me pushkatim në mungesë të ilaçeve me injeksion vdekjeprurës.

Sipas BBC, kur të nënshkruhet, vendimi do ta bëjë Karolinën e Jugut shtetin e katërt në vend për të ofruar opsionin si një metodë të dënimit me vdekje.

Kundërshtarët e kritikuan masën e re duke e cilësuar si “mesjetare”, megjithatë mbështetësit e saj thonë se i ndihmon viktimave për të dhënë lamtumirën.

Marketing

Shteti jugor nuk ka kryer një ekzekutim që nga viti 2011.

Legjislacion i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të Karolinës së Jugut synon të rifillojë ekzekutimet, duke anashkaluar vështirësitë që hasin shtetet në sigurimin e ilaçeve për një koktej injeksioni vdekjeprurës.

Tani do të shkojë në Senatin e shtetit për një votim përfundimtar përpara se të niset te Guvernatori republikan, Henry McMaster, i cili është zotuar ta nënshkruaj projekt-ligjin, “sa më shpejt që të bie në tryezën e tij”.

Marketing