Karta M-Smart me 760 denarë, Serbët do vozisin falas në autostradën “Miqësia”

Nga sot, qytetarët e Serbisë, të cilët do të hyjnë në vendin tonë me makinë përmes pikës kufitare Tabanovc, do të marrin një kartë falas me 760 denarë, për pagesa të taksave në të dy drejtimet për në Greqi.

Marketing

Nga mesnata e mbrëmjes së sotme, më 15.06.2021, do të fillojë shpërndarja e kartave M-Smart për turistët serbë të cilët do të kalojnë në “Tabanovc” dhe do të tranzitojnë përgjatë Korridorit 10. Kartat M-Smart të turistëve serbë do të shpërndahen nga Ministria e brendshme. Sasia e parë prej 65,000 kartave të bëra nga Ndërmarrja Publike për Rrugë shtetërore, iu kaluan Ministrisë së Brendshme. Sasia e mbetur nga 200 mijë kartat e planifikuara, do të vëhet sipas planifikimit. Kartat mbeten në pronësi të përhershme të qytetarëve serbë dhe do të kenë mundësinë të plotësohen përmes sistemit të kartave, jo më pak se 300 denarë, për hyrjen e ardhshme në territorin e Maqedonisë së Veriut. Ky është një gjest mirënjohjeje për Republikën e Serbisë dhe qytetarët e saj, thonë nga qeveria.