Ballina Lajme Maqedoni Kasami: Ahmeti është në zor, po dërgon mësit gjithandej

Kasami: Ahmeti është në zor, po dërgon mësit gjithandej

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami refuzoi mbrëmë ftesën për dialog të bërë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Marketing

Kasami për Click Plus në TV21 theksoi se Ali Ahmeti është në zor, prandaj dërgon ftesa gjithandej.

“Unë sa kam qenë në opozitë vazhdimisht i kam bërë thirrje Ali Ahmetit që të ulemi dhe të bisedojmë – ai nuk është përgjigjur. Unë kam thënë se Ali Ahmeti kur ka qenë në zor siç është sot, ai po thirr dhe po çon mesit gjithandej. Është në zor sepse është në opozitë”, tha Kasami në ClickPlus në TV21.

Ai shtoi se ata nuk diskutojnë me një “pretendent për qeveri”.

Marketing
Exit mobile version