Ballina Biznes Një vit nga Magenta Moments: programi më i mirë digjital për dhurata,...

Një vit nga Magenta Moments: programi më i mirë digjital për dhurata, përfitime dhe zbritje për abonuesit

Dhurata me vlerë përgjatë gjithë muajit tetor

Marketing

Programi i parë digjital për dhurata dhe përfitime për abonuesit e Makedonski Telekomit: Magenta Moments e feston njëvjetorin. E krijuar për të ofruar vlerë reale me oferta dhe zbritje atraktive lidhur me stilin e jetesës, Magenta Moments është rritur në një program të preferuar prej më shumë se 222.000 abonuesish.

Me këtë rast, gjatë muajit tetor, abonuesit do të kenë mundësi të marrin shumë dhurata, si dhe oferta speciale: udhëtime, fundjavë, bono me vlerë, shumë zemra magenta dhe surpriza të tjera.

“Jemi angazhuar të ofrojmë shumë më tepër sesa shërbime telekomunikuese, të ofrojmë vlerë reale, një nivel krejtësisht të ri përvojash. Është pikërisht Magenta Moments, një program me të cilin hapëm një kapitull të ri në të cilin përvojat e jetës dhe kënaqëshmëria e abonuesve tanë janë në qendër të veprimtarisë tonë. Jemi të lumtur që për vetëm një vit e kemi rritur dukshëm numrin e partnerëve, gjë e cila ka ndikuar në rritje të madhe të përfitimeve dhe ofertave, e me këtë edhe në numrin e abonuesve”, deklaroi Emilia Andonovska, Drejtoreshë Kryesore Komerciale për Abonuesit Privatë në Makedonski Telekom.

Në një vit, me ofertat speciale të Magenta Moments, janë bërë më shumë se 100 milionë impresione, janë zhbllokuar 560 mijë oferta, janë ndarë 900 milionë zemra Magenta Moments, janë shikuar më shumë se 30 mijë filma, janë organizuar më shumë se 200 lojëra argëtuese, janë ndarë më shumë se 15 mijë dhurata për abonuesit, ndërsa mbi 500 partnerë e njohën Magenta Moments si platformë përmes së cilës mund të arrijnë tek klientët e tyre.

Magenta Moments është pjesë e nismës strategjike ndërkombëtare të Dojçe Telekomit për të shpërblyer dhe për përfitime për abonuesit. Në qendër të kësaj strategjie është ambicia e Dojçe Telekomit për të zgjeruar gradualisht sferën e saj të veprimtarisë përtej biznesit të telekomunikacionit – duke e zhvilluar bazën e vlefshme të abonuesve, markën dhe partneritetet e saj.

Me Magenta Moments, Dojçe Telekom shkon një hap më tej dhe e zgjeron rolin e tij nga një ofrues i shërbimeve telekomunikuese në një shoqërues të përditshëm që u ofron abonuesve vlerë reale. Magenta Moments do të vazhdojë të zhvillohet dhe pasurohet dhe nga viti i ardhshëm programi do të ketë karakter ndërkombëtar, që do të thotë se kur abonuesit të udhëtojnë në vendet pjesëmarrëse do të mund të gëzojnë përfitimet që janë në dispozicion në vendin përkatës.

Dojçe Telekom është kompania e parë e telekomunikacionit e cila, nëpërmjet Magenta Moments, aplikon praninë ndërkombëtare për përfitim të drejtpërdrejtë të abonuesve në të gjithë Evropën.

Marketing
Exit mobile version