Kasami: Anëtarësimi në NATO dhe BE garanton siguri të plotë

Në kuadër të fushatës për referendumin, Lëvizja BESA dje zhvilloi takime në Kërçovë, Ohër dhe përfundoi në qytetin e Strugës, në të cilën realizoi takime me qytetarët.

Marketing

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ishte i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral dhe njëherit edhe Shefi i shtabit për fushatën e Referendumit, Arjanit Hoxha, deputetët Teuta Bilalli dhe Fadil Zendeli dhe shefi i shtabit komunal të Strugës, Edmond Vejseli.

Kasami në fjalim e tij, në mes tjerash theksoi se anëtarësimi në NATO dhe BE, do të garantojë siguri të plotë dhe reforma gjyqësore.

“Gjithashtu e rëndësishme është edhe hapja e negociatave dhe aty do shihen politikanët e përgatitur në aspektin profesional dhe me integritet të plotë politik dhe shumë qartazi do të bëhet dallimi mes politikanëve të korruptuar që vlera të vetme i kanë folklorizmat dhe politikanëve që dinë të punojnë dhe të sjellin të mira në shoqëri. T’i themi “PO” Evropës si shqiptar e jo si përqindje””, tha Kasami.

Ai gjithashtu tha se mesazhi i Lëvizjes BESA është shumë i qartë PRO referendumit dhe duhet masovikisht të përkrahët.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të angazhohen për sukses të plotë të referendumit dhe vendi sa më shpejt të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së”, përfundoi fjalën kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në takimin me qytetarët e Ohrit.

Marketing