Kasami: Asnjë fitore nuk duhet të ketë çmim armiqësinë mes vëllezërve

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami sonte ka qëndruar në Gostivar gjatë promovimit të kandidatit për kryetar komune, Fadil Zendeli.
Kasami ka deklaruar se këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe po hallin një faqe të re të veprimit politik. Më tej ai thotë se fitoret nuk duhet të kenë çmim armiqësinë mes vëllezërve.

Marketing

“Me këta zgjedhje lokale hapim një faqe të re të veprimit tonë politik. Ne jo vetëm që garojmë, por i jemi qasur kësaj gare me gjith zemër, me gjith shpirt, me qëllimin më të mirë, me dëshirën më të madhe, si dhe me potencialin tonë më të fuqishëm, ME KA KREJT!
Ne Gostivarit ia kemi ofruar kandidatin më të mirë, më të ndershëm, më të sinqert, dhe më të përgatitur, prof. Dr. Fadil Zendeli.

Oponentët tonë, tentojnë të imponojnë një fushatë të zezë, me fyerje, sharje, gënjeshtra dhe shumë elemente negative. Të nderuar anëtarë dhe simpatizant të Lëvizjes BESA, të nderuar qytetarë, më lejoni të kërkoj nga ju, qetësi, maturi dhe mirësjellje. BDI dhe ASH janë oponentët tanë, por nuk janë armiqët tanë. Bëni kujdes në rrjetet sociale mos krijoni armiqësi. Asnjë fitore nuk duhet të ketë çmim armiqësinë mes vëllezërve. Ne do të fitojmë edhe po të na shajnë, edhe po të na poshtrojnë edhe po të shpifin. Do të fitojmë se kemi qëllimin e mirë, kemi programin e mirë por kemi edhe kandidatët më të mirë”, ka deklaruar Kasami.