Kasami: Bashkë me Begaj hapëm ekspozitën “Një Copëz Arti” në zemrën e Tiranës

Kryetari i Komunës së Tetovës, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Besa, mori pjesë në ekspozitën e titulluar” Një Copëz Arti nga Tetova në Tiranë”.

Marketing

“Sot, bashkë me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn, dhe drejtorin e Shkollës së Mesme Profesionale të Tekstilit, Muzafer Livoreka, në zyrën presidenciale hapëm ekspozitën “Një Copëz Arti” në zemrën e Tiranës”, ka shkruar Kasami.

Ai shtoi tutje që ekspozita në fjalë do të shërbej për promovimin e kreativitetit të nxënësve dhe profesorëve nga Tetova.

“Kjo ekspozitë, që sjell punimet e nxënësve dhe profesorëve të shkollës, është një dëshmi e kreativitetit, pasionit dhe përkushtimit të brezit të ri nga Tetova. Nga tekstil dizajni te artet e aplikuara, këto krijime tregojnë fuqinë e artit për të frymëzuar dhe për të ndërtuar të ardhmen”, ka përfunduar kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Falënderime për mbështetjen e të gjithëve që promovojnë talentin dhe ëndrrat e rinisë sonë!

https://www.facebook.com/share/p/1JhbVgG9zd/