Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami duke folur për situatën politike në vend, në emisionin Click Plus, tha se tashmë bashkëpunimi me Aleancën për Shqiptarët nuk është vetëm fjalë. Ai tha se kanë një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe se njëherë e përgjithmonë duhet të ketë një rrotacion të pushtetit te shqiptarët pas 20 vjetësh.
“Nuk janë vetëm fjalë. Fillimisht unë mund të siguroj përkushtimin e Lëvizjes Besa, që duhet të kemi një bashkëpunim që njëherë e përgjithmonë të kemi një rrotacion të pushtetit të munguar për 20 vjet te pjesa shqiptare. Po, këtë herë e shoh edhe një gatishmëri nga Aleanca për Shqiptarët, përfundimisht duhet të kemi një bashkëpunim”-tha Kasami.