Kasami: BDI po ndërmerr hapa në drejtim të tensioneve! Shefi i CIA-s tregoi se nuk do të lejojë që Ballkani të jetë pjesë e skenarit rus për destabilizim

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se BDI-ja po ndërmerr hapa për krijimin e tensioneve, përcjell TV21. Kasami thotë se këto informacione i kanë organet shtetërore, por edhe faktori ndërkombëtar në vend, ndërkaq thotë se vizita e shefit të CIA-s, William Burns, në rajon, tregoi se nuk do të lejohen skenarë të destabilizimit.

Marketing

“Ashtu si organet e shtetit po zbulojnë, identifikojnë keqpërdorimet e funksionarëve të lartë të BDI-së, ata po ndërmarrin hapa në drejtim të tensionimit të situatës, kjo nuk është vetëm ajo që ne e kemi si parandjenjë apo si informatë, por kjo është informatë që e kanë institucionet shtetërore, pro edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Ata janë të tensionuar, në këtë rast funksionarët e BDI-së, sepse po them edhe njëherë, sepse problemet që i kanë me organet e drejtësisë për keqpërdorimet që i kanë bërë, përfundimisht duhet që të japin llogari dhe mos të tentojnë që këtë ta mbulojnë me tentim për tensionim të situatës, sepse e dini që shumë shpejt ishte në rajon edhe drejtori i CIA-s, i cili me vizitën e tij tregoi se nuk do të tolerojë që Ballkani të jetë pjesë e skenarit rus për destabilizim”, theksoi Kasami.

Marketing