Kasami dhe Rexhepi takojnë eurodeputetin Schieder, në fokus procesi eurointegrues i vendit

Në cilësinë e bashkëkryetarëve të Komitetit Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim ( RMV- BE ), kryetari i Lëvizjes Besa bashku me deputetin Kastriot Rexhepi mirëpritën në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut eurodeputetin z. Andreas Schieder, së bashku me përfaqëseuesen Eva Ellereit. Me z. Schieder , shkruan Aktuale .mk

Marketing

Në fikus të takimit ishte procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut, kontesti me Bullgarinë dhe Zhan Mone.

‘Në këtë takim shpreha qëndrimin tim si Kryetar i Lëvizjes BESA por edhe si bashkëkryetar i Komitetit mes RMV- së e BE- së, qëndrimin e paluhatshëm të Maqedonisë së Veriut drejt rrugës së sajë eurointegruese- tha Kasami ndrërsa nga eurodeputeti Schieder, kërkoi angazhim më të madh nga institucionet e BE- së drejt forcimit dhe përshpejtimit të rrugës euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Sepse çdo ngadalësim i kësaj rruge e çdo mënjanim do të sillnin “non paper” të ri.