Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha kanë qenë për vizitë në fshatin Xhepçisht.
Premtuan, se do të pastrojnë kanalin ujitës të këtij fshati, pasi siç thotë Kasami në njoftimin e tij, “ky kanal i ujitjes është ‘zemra e Pollogut’”.
“Bashkërisht sot me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha vizituam kanalin ujitës në fshatin Xhepçisht. Si deputet i zonës është obligim i yni që të kujdesemi për bujqit e këtij rajoni. Ky kanal i ujitjes është “zemra e Pollogut”, banorët e kësaj ane janë më aktivët në punimin e tokës. Fatkeqësisht, ky kanal me vite nuk ka qenë në funksion, sepse shumë here u është premtuar banorëve por nuk është realizuar. Një lajm i mirë nga ky takim dhe kjo vizitë është se projekti për pastrimin e kanalit, veçse është gati, që do të thotë se janë ndarë edhe mjetet dhe në seancën e parë të radhës të qeverisë do të bëhet edhe rialokimi i mjeteve dhe ky kanal të pastrohet dhe të jetë në funksion. Sa të kryhen procedurat administrative do të fillohet menjëherë me punë në realizimin e projektit por jo vetëm, për Pollogun kemi paraparë edhe shumë projekte tjera që janë në dobi të të gjithë qytetarëve”, njoftoi Kasami.(TV21)